Plagosen me armë në mes të rrugës nënë e bijë në Kosovë

Plagosen me armë zjarri në mes të rrugës nënë e bijë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Policia menjëherë pas marrjes së informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një burrë i ka plagosur me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti. Ndërkohë i dyshuari është identifikuar por ende mbetet në arrati.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes shihet makina ku dyshohet se ka ndodhur plagosja dhe një numër policësh që kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej