Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku dy t ë mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ku në sherr janë përfshirë dy të mitur të moshës 14 vjeç.
Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.