Plagosje me armë zjarri, ja çfarë ndodhi

Luan Hushi ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme (10 gusht) në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.

Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në bark.

55-vjeçari  me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në pyll dhe sipas një banori sherri ka ndodhur për një sipërfaqe me  ullinj.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit.

Njoftimi i policisë

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej