Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia rrethon qytetin

Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur në orët e para të mëngjesit në spitalin rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e parë.

Personi i plagosur është shtetasi D. B., 40 vjeç, ndërkohë që ngjarja mendohet të ketë ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Pas njoftimit  të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta  hetimore paraprake  të kryera ka rezultuar se 40-vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur  nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej