Plagosje në Tiranë

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta një 21 vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij.

Si pasojë e lëndimeve të marra, i riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– D. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej