Plani i ri antikorrupsion i SHBA, agjentë të FBI në ambasada për të hartuar “listat e zeza” dhe ndëshkuar politikanët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndërmarrin një aksion global kundër korrupsionit. Për ta korrupsioni është cenim për sigurinë kombëtare dhe për këtë arsye kanë nisur sanksionet masive dhe po asistojnë vendet partnere të ndëshkojnë emrat e zhytur në afera.

Dy ditë më parë “Pamfleti” publikoi një plan të hartuar nga DASH, i cili ka në fokus zbatimin e strategjisë antikorrupsion të miratuar dy vite më parë nga presidenti Biden. Në strategji kërkohej që të angazhoheshin shërbimet inteligjente për shpalljen “non grata” të të korruptuarve. Por duket se shërbimi inteligjent nuk do të jetë i vetëm.

Në këtë strategji udhëzohen ambasadat që të marrin masa duke identifikuar të korruptuarit dhe duke asistuar institucionet e vendase për ndëshkimin e tyre. Ndërkohë sugjerohet që në selitë diplomatike të atashohen agjentë të FBI të cilët duket se do të hartojnë “listat e zeza” të zyrtarëve që do shpallen të padëshiruar. Po ashtu agjentët do ndihmojnë në ndëshkimin e të korruptuarve.

Ofroni udhëzime në ambasada që të bëjnë analizën e korrupsionit, diagnostikimin dhe përdorimin e të dhënave për hartimin e programeve dhe raportimin diplomatik. Punoni me Departamentin e drejtësisë për të vendosur këshilltarë (p.sh., agjentë të FBI-së, atashe gjyqësorë ose këshilltarë ligjorë rezidentë) në ambasadat e SHBA-së për të rritur aftësitë homologe për të hetuar, ndjekur penalisht dhe gjykuar në mënyrë efektive rastet komplekse, ndërkombëtare dhe kombëtare kundër korrupsionit, veçanërisht ato që përfshijnë ryshfet apo pastrim parash”, thuhet aty

Plani i ri antikorrupsion i SHBA, agjentë të FBI në ambasada

Nga ana tjetër, kërkohet që të merren masa me qëllim që të sanksionohen financiarisht të gjithë ata që janë të zhytur në afera.

Në partneritet me Thesarin, forconi përdorimin sanksioneve kundër të korruptuarve. Përcaktoni listën e vendeve me interes për SHBA-në , për të rritur fokusimin dhe angazhimin diplomatik për të luftuar korrupsionin në këto vende”, thuhet më tej.

Duke parë me kujdes planin e ri amerikan, duket se do të ketë një numër të madh “non gratash”, por edhe bllokime vizash masive. Përveç vendimeve që merr DASH, ambasadat mundtë bllokojnë vizat për personat që ato i kanë në listë të zezë. Padyshim Shqipëria është një ndër vendet ku SHBA ka fokus të veçantë dhe do të preket e para nga ky plan. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej