Plani me Berishën për kaos në vend, Meta: Me Ramën do ballafaqohemi ballë për ballë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pa nisur ende sesioni i ri parlamentar, thotë se ai bashku me Berishën janë gati për të filluar aksionin opozitar.

Meta thotë se me protesta dhe rezistencë, do të rrëzojnë Ramën.

Më tej ai shtoi se është në koordinim me Berishën për organizimin e protestës së parë.

“Fatkeqësia më e madhe e opozitës ka qenë se nuk ka dashur ta pranojë rolin e Lulzim Bashës krah Ramës duke vrarë edhe shpresën e shumë njerëzve të cilët u larguan nga vendi. Axhenda e Ramës dhe Bashës është e përbashkët. Rama ka axhendën e Beogradit që kërkon kontrollin e pasurive të vendit tonë dhe shpërbërjen e vendit tonë. Pa dyshim që do të ketë një ballafaqim frontal si asnjëherë tjetër. Regjimin po e lënë nervat.

Shtatori do të ketë rezistencë ballore. PL shumë shpejt do të nisë iniciativat e saj për protestat anti-korrupsion që qytetarët të evidentojnë në mënyrë të qartë kapjen e sistemit të drejtësisë nga zoti Rama. Këndvështrimi im si lider i PL është bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare por me çdo forcë dhe grupim interesi. Apo çdo qytetar që e kupton që situate është ulëritëse”, tha Meta në një intervistë për mediat.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej