Plas lufta mes Serbisë dhe Kroacisë, Vuçiçit i bllokohet hyrja për në Zagreb, nis hakmarrja e ashpër e Beogradit

Një luftë e ashpër ka filluar ditën e djeshme mes Serbisë dhe Kroacisë. Gjithçka filloi nga një bllokim i hyrjes për në Zagreb ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç nga qeveria kroate. Vuçiç nuk mundi të vizitonte Jasenovaçin, ish-kampin e përqendrimit i krijuar në fshatin me të njëjtin emër nga autoritetet e ish-Shtetit të Pavarur të Kroacisë në Jugosllavinë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për ish-kampin e tretë më të madh të përqendrimit në Evropë i krijuar në muajin Gusht të vitit 1941 dhe funksionoi deri në muajin Prill të vitit 1945 ku të burgosurit u vranë kryesisht me përdorimin e thikave, çekiçëve, sëpatave dhe me të shtëna në kokë. Në Jasenovaç, shumica e 100 000 viktimave ishin serbë etnikë. Të tjerët ishin hebrenj romë dhe disa disidentë politikë kroate. Serbia ju dërgoi një notë proteste autoriteteve kroate duke e konsideruar si të tmerrshëm vendimin e tyre për ndalimin e Vuçiç dhe paralajmëruan kundërmasa.

Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliç Radman, deklaroi se Kroacia nuk ishte e informuar zyrtarisht për vizitën e Vuçiç ky nuk ishte një udhëtim për në det. Sipas kryediplomatit kroat, Serbia nuk është përballur me të kaluarën sidomos me çështjen e personave të zhdukur që Kroacia i kërkon ende. Pasi gjithçka erdhi pa një njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, pasi Vuçiç synonte që të kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, nga entiteti i saj Republika Srpska për të vijuar me tej ne token kroate.

Kroacia kundër “botës serbe”

Qeveria kroate thotë se presidenti serb planifikonte të krijonte kaos në Koraci. Pa njoftim zyrtar të autoriteteve kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiç kishte dashur ta kalonte kufirin nga Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht entiteti i saj Republika Srpska dhe të mbërrinte në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00 ditën e djeshme. Vuçiç, sipas burimeve nga qeveria e Plenkoviçit, kishte kontaktuar me kryetarin e partisë serbe, SDSS, Milorad Pupovac të cilit i kishte treguar se po planifikonte një vizitë private në Jasenovac, në zonën përkujtimore ku vdiqën shumë serbë në Luftën e Dytë Botërore. Ai e kishte ftuar Pupovacin që t’i bashkohej dhe kishte thënë se, nëse e konsideronte të nevojshme, do ta informonte qeverinë kroate për vizitën e tij, gjë që e bëri Pupovac dhe qeveria kroate, siç shkruan Jutarnji, u trondit nga mënyra se si presidenti serb kishte planifikuar të krijonte kaos në Kroaci. “Nuk respektoi asnjë protokoll, donte të bënte gjithçka jashtë procedurave dhe rregullave të marrëdhënieve diplomatike. Ai donte të kalonte kufirin kroat me ekipet e tij televizive dhe të bënte atë që donte këtu. Por kryeministri Plenkoviç dhe qeveria thanë qartë jo. Ne jemi një vend i pavarur, anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe ai nuk mund të bëjë çfarë të dojë këtu. Politika e “botës gjithëserbe” në Kroaci nuk do t’i funksionojë”, raporton media kroate.

Hakmerret Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaroi se nga dita e djeshme, të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.  “Të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”, tha Vulin. Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dëshironte të vizitonte privatisht Jasenovacin, por se e shtyu vizitën “për hir të marrëdhënieve të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë. Bërnabiç gjatë një interviste për TV Pink, në lidhje me shkrimin e gazetës kroate Jutarnji List se qeveria kroate nuk do ta lejojë Vuçiçin të vizitojë privatisht Jasenovac, tha se veprimi i autoriteteve kroate është “skandali më i madh në historinë moderne të Serbisë dhe Kroacisë”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej