Plas mes demokratëve/ Belind Këlliçi e paditi për shpifje, vjen reagimi i menjëhershëm i Evi Kokalarit

Aktivistja Evi Kokalari i është përgjigjur menjëherë padisë së deputetit të PD Belind Këlliçit për shpifje në një reagim në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë:

BELIND KELLICI ME DOLI NE SHTEG!!

E falenderoj Belind Këlliçin për padinë ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qenë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar.

Unë votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë.

Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin.

Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t’ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike.

Gjithashtu, Belindi ka dërguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ngacmimet seksuale, dhe ndryshe nga unë që i kam sulmet e hapura dhe ballore, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum.

Nejse, më vjen mirë që më dole në shteg!!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej