“Po bllokon…”, pedagogët e universitetit të Shkodrës dalin në protestë dhe hedhin akuza drejt rektores

Pedagoget e fakultetit të ekonomikut në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë protestuar ditën e sotme jo vetëm për rritjen e rrogave, por edhe ndaj rektores.

Ata kanë thënë se kanë aplikuar në një projekt të Bashkimit Europian për çeljen e programit të doktoraturës në këtë universitet, ku janë shpallur fitues por sipas tyre, rektorja qëllimisht ka ndërhyrë duke përjashtuar pedagogët e përzgjedhur nga ministria dhe po bllokon procedurat.

Sipas tyre në fazën e parë, Bashkimi Europian ka financuar universitetin dhe nëse projekti dështon, atëherë ka pasoja të rënda. Ndërsa rektorja Suzana Golemi, nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me pretendentimet e ngritura nga stafi i pedagogëve. Nëse dështon projekti, atëherë Universiteti i Shkodrës bëhet shkaktar i dështimit të programit të doktoraturës për 9 universitete në Europë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej