“Po fliste me babain kur ai i vdiq para syve”, detaje nga vdekja e aktorit shqiptar: Mjekohej për problemet mendore

Ditën e djeshme aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në New York. Shqiptari besohet të ketë hedhur nga lartësia gruan e tij e më pas ka vrarë veten.

Andi Llabuti, mik i Belliut gjatë një interviste televizive tha se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij. Sipas tij Belliu e ka përjetuar shumë keq vdekjen e të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij.

Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij. Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet.

Më tej ai tha se vdekja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të rënda të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej