Po gjuanin me pistoletë për Vitin e Ri, policia: Si u plagos i riu në Shkodër, po i merrte armën një 15-vjeçari

Shkodër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin S. P., 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, pas konsultimit me prokurorin, për një shtetas të mitur 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja nga pakujdesia”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në fshatin Boks të njësisë administrative Postribë, shtetasi S. P., rreth orës 21:00 të datës 31.12.2022, ka shkuar afër një objekti kulti në fshatin Boks, me një armë zjarri pistoletë me vete, për të qëlluar në ajër.

Në këtë vend kanë qenë edhe 15-vjeçari dhe disa shtetas të tjerë të mitur. Shtetasi S. P. i ka dhënë armën e zjarrit 15-vjeçarit, që të qëllonte edhe ai në ajër.

Në momentin që shtetasi S. P. ka dashur t’ia marrë armën 15-vjeçarit, arma është shkrepur aksidentalisht edhe për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi S. P.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje shtetasi S. P.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej