“Po hamë djathë me niseshte o të nderuar”, Korreshi ironizon qeverinë: Në Shqipëri ka vetëm aromë hashashi, s’ka më lopë

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet blegtoria dhe bujqësia në vendin yonë.

Në fjalën e tij në kuvend sot, Korreshi tha se numri i bagëtive në vendin tonë është ulur dhe se qeveria nuk ka politika për të ndihmuar blegtorët.

Me tone të ashpra Korre4shi tha se në vendin tonë po lulëzon hashashi dhe jo punët e ndershme.

“Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ka vetëm aromë hashashi, ku janë lopët. Ku janë këto subvencionet e famshme, po nafta? Të gjithë ata të PS po e shesin naftën me 2 mijë lekë, këta të tjerët të shkretët s’kanë marrë pikë.

Ky është realiteti. Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi para tre javësh. Shkoni pra sot e bëni ndonjë foto aty te tregu, se sa shitet shalqiri dhe a blihet. Sot duhet të keni guximin të shkoni, të shihni a u shit dhe a morën ndonjë kokërr leku ata të shkretët. Kush i ka, kush i mban, 7 mijë lekë është dengu i barit. Na vjen keq që kemi studiuar, e kemi qërruar sytë, kemi ndërruar 7 herë numrin e syzeve. Bëhemi si ato çunat e Londrës me 2 mln euro”, tha Korreshi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej