“Po i verifikojmë resortin ku strehohet”/ Gazment Bardhi i përgjigjet kryebashkiakut të Divjakës: E njëjta gjuhë trafikanti si Agim Kajmaku! PD e vendosur për të…

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili tha se po verifikohet një resort në këtë zonë ku strehohet demokrati.

Në një reagim në Twitter, Bardhi shkruan se deklarata e Kokoneshit, është e njëjtë me atë të Agim Kajmakut dhe Valdrin Pjetrit.

Sipas Bardhit, ligji i dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD-së është i vendosur për të pastruar politikën nga rekordet kriminale.

Postimi i Gazment Bardhit:

Lexova një reagim të një trafikanti qëniesh njerëzore të denoncuar nga vetë PS dhe mu kujtua Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku në akuzat ndaj meje. Ishte e njëjta gjuhë dhe të njëjtat argumente. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është prioritet dhe grupi parlamentar i PD ka qenë dhe do mbetet i vendosur për të pastruar politikën nga personat me rekorde kriminale. Trafikantët dhe të korruptuarit duhet të jenë në burg dhe jo në krye të institucioneve.

123

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej