Po përgatisnin atentat? Automatik me silenciator dhe dylbi të montuar, dy të arrestuar në Malësinë e Madhe

Dy persona janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe.

Njëri prej të arrestuarve, 38-vjeç ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vallas” të finalizuar në qershor të këtij viti.

Sipas uniformave blu, dy shtetasit e arrestuar lëviznin me armë me vete.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Vijon operacioni “Vallas”, shkon në 13 numri i të arrestuarve.

Qarkullonte me armë zjarri automatik në automjet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Arrestohet në flagrancë një shtetas tjetër, pasagjer në automjetin që drejtonte 38-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me fishekë.

Operacioni “Vallas” u zhvillua në muajin qershor të këtij viti dhe u finalizua me sekuestrimin e 246 kg kanabis, arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 8 bashkëpunëtorëve të tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve në terren, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në rrugën dytësore të fshatit Bajzë, Malësi e Madhe, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti tip “Volkswagen”. Gjatë kontrollit të automjetit ne drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin H. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, me silenciator, dylbi të montuar dhe me krehër me 21 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, u ndalua shtetasi A. P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, në kuadër të veprimeve procedurale për operacionin “Vallas”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë pasagjeri në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, shtetasi H. S., 21 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë që janë shpallur në kërkim në kaudër të operacionit “Vallas”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej