Po punonte me instalimet elektrike, humb jetën 28-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Breg Lumë” të Kukësit. Raportohet se një 28 vjeçar ka humbur jetën pas rënies në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se i riu nga Kosova, po punonte per instalimet elektrike në shtëpinë e të afërmve të tij në Perbre kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte dhe për pasojë humbi edhe jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e Kukësit, e cila po kryen veprimet dhe hetimin për rrethanat e ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej