Një 39-vjeçar turk ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet për dhënie ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufiri.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. P., 39 vjeç, banues në Turqi.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip “Peugeot”, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 59”.
U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 39-vjeçari (shtetas turk).
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 59”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi turk:
- P., 39 vjeç, banues në Turqi.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip “Peugeot”, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti “Peugeot”, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.