Pogradec, u vonua autobusi, i riu shkatërron stacionin por e pëson…

Policia e Pogradecit kanë identifikuar një 18-vjeçar i cili ka shkulur stolin e një stacioni urbani, pasi ky i fundit është vonuar. Policia bën me dije se i kanë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin R. K., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas duke dëmtuar stolat në stacionin e autobusit, në fshatin Memëlisht, Pogradec, ju sqarojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit R. K., 18 vjeç, banues në fshatin në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas më datë 01.01.2023, ka dëmtuar stolat dhe xhamin e stacionit të autobusit të linjës Pogradec-Prrenjas.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej