Studiuesi Auron Tare është i mendimit se Shqipëria ka individualisht personazhe me të cilët mund të mburresh, por jo si komb.
I pyetur nëse emisionin “Arnautistan” nëse është krenar që është shqiptar, Tare tha se kur udhëton në këtë vend e ke të vështirë të jesh krenar.
Megjithatë Tare thotë se ndihet krenar për trashëgiminë kulturore, e cila sipas tij, po shkatërrohet dita-ditës.
“Fëmija im i vogël refuzon të flasë shqip, sepse i vogël i kanë mbetur imazhe, thotë ju shqiptarët hidhni plehrat nga ballkoni, se aty te ‘Myslym Shyri’ i hidhnin ndonjëherë, dhe qëlloni qentë me gurë, është një fëmijë 4-5 vjeç. Shumë interesant fëmija si i qaset vendit.
A jemi krenarë që jemi shqiptarë? Mendoj që ne kemi pasur fatin, nuk e di i mirë apo i keq, që lindëm këtu. Mund të kishim lindur në Greqi, Itali, dhe mund të ishim më krenarë, sepse kanë futboll të bukur, opera, arkitekturë.