Policia aksion kundër kanabisit në Kurbin, zbulohen 2 parcela “me bar”

Kurbin/Kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Loading”, janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe asgjësohen me anë të djegies, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në 2 ambiente të hapura.

Në njërin nga këto ambiente, është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri automatik.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, për dy shtetas që kishin kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Loading”.

Si rezultat i këtij operacioni janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:

Në Fushë Milot, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 59 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë cannabis sativa të kultivuara, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. K., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Në një sipërfaqe toke në fshatin Shullaz, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe një armë zjarri automatik me një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi K. M., 50 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej