Policia e Shtetit në aksion: Arrestime, procedime e 15 mijë gjoba në një javë

Qindra arrestime, procedime penale e mijëra gjoba.

Ky është rezultati i punës së Policisë së Shtetit gjatë javës së parë të plotë të korrikut, në bilancin e paraqitur nga vetë strukturat e rendit.

Me fillimin e sezonit veror dhe shtimin e pushuesve, lupës së Policisë nuk i kanë shpëtuar as abuzuesit me plazhet publike, ku një rast i zaptimit të tokës në mënyrë të jashtëligjshme është goditur.

400 komplete me çadra e shezlongë janë sekuestruar, duke liruar kështu hapësirën e plazheve publike.

Në total, janë arrestuar 122 persona dhe janë proceduar penalisht 346 të tjerë. Rasti më i bujshëm, ishte ai i kapjes së shtetasit Ani Begaj, i cili ishte edhe i dënuar me 35 vjet burg për një vrasje të dyfishtë në lagjen Çole të Vlorës, në vitin 2017.

23 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga organet e rendit.

Sa i përket personave të shpallur në kërkim më parë, 45 syresh janë kapur, 40 prej të cilëve brenda vendit dhe pesë, të cilët kanë qenë në kërkim ndërkombëtar.

Policia rrugore ka ushtruar po ashtu kontrolle të vazhdueshme në gjithë akset e vendit, duke vendosur 15 mijë e 469 masa administrative, për shkelje që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

48 shoferë janë arrestuar, ku 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 28 për drejtim mjete pa leje drejtimi.

Policia kufitare ndërkohë, ka kapur 13 shtetas në kërkim, nga të cilët 11 në kërkim kombëtar dhe dy në kërkim ndërkombëtar.

Rastet e kalimit të jashtëligjshëm të kufirit kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave, ku janë goditur 13 të tillë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej