Policia e Tiranës sqaron: Nuk është grabitur farmacia te “Xhamlliku”! Gjetëm një sferë arme, nga kamerat nuk pamë asnjë person

Policia e Tiranës thotë se në zonën e “Xhamllikut” nuk ka ndodhur asnjë grabitje farmacie. Edhe subjekti “Farmaci Gledis” ku u pa një prezencë e efektivëve, nuk është grabitur, por në xhamin e saj është gjetur një sferë metalike.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.  Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, vijon ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej