Policia jep informacionin zyrtar: Kush janë viktimat dhe të plagosurit e aksidentit të rëndë

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin me dy viktima në aksin Levan-Tepelenë, nga përplasja e dy automjeteve.

Kanë humbur jetën efektivi i FNSH, Sokrat Lela, 54 vjeç dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj, 78 vjeçe, ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur bashkëshortja e tij, Fatbardha Lelaj.

Viktimat dhe e plagosura udhëtonin me një automjet tip ‘Ford’ që drejtohej nga polici, i cili u përplas me një ‘Opel Zafira’ me drejtues Gerti Skënderaj, 43 vjeç, i cili mbeti i plagosur.

43-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij Gladiola Meraj dhe vajzën 6 vjeçe, të cilat kanë pësuar lëndime të lehta.

Njoftimi i policisë

Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.

Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran (drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej