Polica e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 Majit në Lezhë, ku një 22-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.
Uniformat blu thonë se kanë arrestuar 26-vjeçarin, Xh.F, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje. Pas një sherri të çastit për motive të dobëta, ai ka qëlluar ndaj 22-vjeçarit Aleks L., jashtë ambienteve të një bilardoje.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për L. F., 29 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, në bashkëpunim me të arrestuarin Xh. F., kanë dhunuar fizikisht Aleks L.