Politikani i lartë I.M., ish bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit! Nikolla i jep dosjen kryetarëve të grupeve parlamentare

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thërritur mbledhje kryesie me kryetarët e grupeve parlamentare për t’i vënë në dispozicion dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Aty flitet se një personazh me profil të lartë politik i identifikuar me inicialet I.M., rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije Nikolla do takojë kryetarët e grupeve parlamentare veçmas në orare të ndryshme. Deri në këto momente, ka zhvilluar takimin me Ballën. Ndërkohë pritet të takojë edhe Enkelejd Alibeajn dhe Fatmir Mediun.  Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit për të verifikuar edhe politikanët e lartë që dolën të pastër nga dy Komisionet në vitet ’90.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej