Porsche doli nga rruga, si ndodhi aksidenti në Shkodër ku u plagosen 3 vajza

Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në Shkodër. Bëhet e ditur se një automjet tip “Porsche”, që drejtohej nga një 20-vjeçare, ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës.

Për pasojë, e lënduar ka mbetur drejtuesja e mjetit dhe një 20-vjeçare tjetër e cila po udhëtonte me të. Dy vajzat janë banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes.

Sipas policisë me to udhëtonte dhe një 18-vjeçare nga Ukrainë dhe të treja janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, njera mesohet se eshte derguar tek Spitali i Traumes ne Tirane.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej