Emiri dhe Rejhani qajnë si fëmijë në krahët e njëri tjetrit, duke vajtur për fatin që u ka rënë. Fillimisht, Emiri mendon se problemi është vetëm tek kjo shtatzëni dhe i kërkon t’a heqë fëmijën e të shpëtojë veten por Rejhani nuk pranon.
Ajo i tregon se është shansi i fundit për të qenë prindër dhe pas atyre fjalëve e mes lotësh, largohet. Emiri i shkon nga pas në dhomë por vetëm i rrjedhin lot nga sytë, në heshtje. Pas një kohe të gjatë, ai nis të flasë sërish.