“Primaret” e PD- së, askush nuk guxon t’i dalë para Bardh Spahisë

Demokratët e 4 nga 5 bashkitë në qarkun e Shkodrës, janë të thirrur të votojnë për kandidatin respektiv për zgjedhjet e 14 maj 2023. Procesi i votimit për primaret, raportohet se deri tani nuk ka patur probleme.

Për bashkinë Shkodër, kandidat i vetëm në garë është Bardh Spahia, kryebashkiaku aktual, të cilit nuk i doli përballë asnjë kandidat për këtë garë.

Në bashkinë Vau Dejës, pavarësisht se në garë janë dy emra, Kolë Shaben dhe deputeti Zef Hila, është e sigurtë se fitues do të rezultojë ky i dyti. Hila, i zgjedhur deputet në 25 prill 2021, ka mbajtur që nga viti 1992 deri në 2019 detyrën e kryekomunarit e kryebashkiakut në Barbullush, Bushat e Vau Dejës. Në të gjitha betejat në nivel lokal, ka rezultuar fitues, siç edhe në garën e parë për deputet një vit më parë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej