Mbrëmë, në Fan Club u rikthye tema e diskutimit rreth sëmundjes së Luizit, e cila ishte edhe pikë-nisja e kthimit të këngëtarit në një fenomen.
Teksa kujtohej momenti i vështirë i tij në shtëpi, ishte miku i tij, Meridiani i cili hapi dyshimet se në fakt duhet të presim të dalë Luizi për të marrë vesh të vertetën. Pas tij ishte edhe Mikela e cila shtoi dyshimet se në fakt sëmundja mund të ekzistojë. “Unë i shkova te krevati atë ditë dhe më tha: Prisni ditën kur të dal”, tha Mikela.