Pritet valë arrestimesh në Bashkinë e Tiranës? Veliaj si Rama po shet të vetët, shkarkon drejtorët e zhytur në afera

Prokuroria e Posaçme duket se do të trokasë edhe në Bashkinë e Tiranës sa i takon aferës me inceneratorët.

Sinjalet janë dhënë nga Belind Këlliçi, i cili shprehet se janë shkarkuar një pjesë e madhe e drejtorëve, të cilët kanë firmosur tenderë abuzivë. Sipas Këlliçit, Veliaj po i shet të vetët njësoj si Rama.

Laku po shtrëngohet! Nga burime të sigurta, sot janë flakur një sërë drejtuesish të Bashkisë Tiranë dhe ndërkohë po përgatitet fshesa e rradhës. Sado që banditi në krye të Bashkisë Tiranë tenton të shesë bashkëpunëtorët e tij me të cilët ka vjedhur këto 8 vite qytetarët e Tiranës, ai nuk ka shpëtim.

Zbardhja der në fund e aferës së Inceneratorit fantazmë të Tiranës, do të jetë përgjigja më e mirë për Erion Veliajn. Firma e tij e hedhur pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, e cila ndërroi fatin e koncensionit 30 vjeçar në landfillin e Sharrës dhe firma e tij në aneks kontratën e cila i hapi rrugën nisjes së pagesave, janë fakte të pamohueshme nga asnjë prokuror.

SPAK duhet ti shkojë deri në fund vjedhjes së shekullit”, shkruan Këlliçi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej