Profesori i liceut akuzohet se ka ngacmuar s*ksualisht nxënësen 17-vjeçare në Greqi

Një nxënëse e liceut në Patras të Greqisë dyshohet se ka rënë viktimë e ngacmimit seksual nga një mësues, pas denoncimit që ka bërë nëna e saj te drejtoresha e shkollës.

Siç raportojnë mediat greke, nëna e inatosur ka shkuar në shkollë mëngjesin e së premtes dhe është ankuar se një ditë më parë 17-vjeçarja dhe shoku i saj i klasës po lexonin anglisht gjatë pushimit.

Më pas, mësuesi i ishte afruar dhe i kishte hedhur fjalë. Nxënësja ka reaguar duke qarë, ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme ka thirrur mësuesin për shpjegim. Mësuesi mohoi akuzat duke pretenduar se ishte denoncuar më parë dhe më në fund doli që nuk ishte e vërtetë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse prindërit e vajzës do të ngren padi ndaj mësuesit.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej