Projekti për aksi Milot-Fier, Rama: Do transformojë ekonominë dhe turizmin, do jetë një aks me certifikatë të BE

Kryeministri Edi Rama foli në lidhje me projektin e ndërtimit Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu.

Rama e quajti një vepër madhore teksa tha se kjo do të ndikojë nën zhvillimin e konomisë dhe të turizmit.

“Bëhet fjalë për një vepër madhore dhe me angazhimin më të madh financiar për ratifkimin e saj. Është një vepër që ne arritëm ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit europin një vepër që e futëm në kanalin e financmeve në kuadër të procesit të Berlinit.

Korridori Blu do t’i shërbejë të gjitha zonave që janë rreth këtij korridori, do t’i shërbejë bujqësisë dhe turizmit, do t’i shërbejë një transformimi ekonomik dhe social dhe do t’i shërbejë lëvizjes në Unazën më të Madhe që është Unaza e Mesdheut. Do ta bëjë Shqipërinë më të aksesueshme nga turistët përmes tokës dhe do t’i japë fund kësaj periudhe dhjetëra vjeçare vështirësish në këtë aks, sidomos nga kthesa e Kamzës apo Kashari, lart në Milot, Lezhe dhe drejt Shkodrës ku problemet e sigurisë janë evidente.

Do të jetë një aks me certifikatë të BE-së në sensin që nuk do ketë nga ato trampolinat, pishinat, depot, magazinat që pozojnë në dy anët e rrugës duke krijuar një rrezik. Do të jetë një aks shpejtësie dhe do të jetë një vlerë e shtuar e lëvizjes nga Rruga e Kombit drejt Durrësit. Nuk është i gjithë segmenti, është një pjesë e tij. Segmenti vazhdon më tej në pjesën jug-lindore të vendit, por është pjesa më strategjike dhe kritike e korridorit blu. Gara do të jetë e suksesshme nga mënyra si është realizuar.  Me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetit kryesor të Shqipërisë. Korridori 8 do ketë çdo standard. Faza tjetër është faza e hekurudhave. Aeroportet janë të gjitha në proces. Aeroporti i Mynihut, që është edhe operatori i parashikuar për Vlorën ka lançuar një tender të vetin atje për sa i përket mjeteve të logjistikës së operimit, që gjë garanton kredibilitetin dhe standardin e aeroportit. Konfirmon gjithashtu edhe suksesin e atij projekt” tha Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej