Prokuroria të hetojë edhe Blerti Delinë, këshilltarin e “kamufluar” të Benet Becit

ShkodraWebNews e kthyer më pas në ShkodraWeb është një portal i ideuar dhe financuar fillimisht nga ish-kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi dhe ish-këshilltari i saj Blerti Delija. Pas disa tentativave të pasuksesshme për të ndërhyrë tek ShkodraNews e cila i bënte  opozitë bashkisë së atëhershme shumë më tepër se PS Shkodër, Ademi mendoi të krijonte konfuzion me portalin e saj ShkodraWeb.

Kaq i balancuar është politikisht ShkodraWeb sa kur ndonjë koleg i sugjeron se pse nuk mbështet dhe promovon më të dobëtit, Delija kërcen pupthi duke ulëritur se e di unë çfarë bëj sepse kam interesat e mija. Mirë se tek portali i tij e di ai se çfarë bën, po si kryeredaktor i RTSH Shkodra, ku e ka me detyrim ligjor të bëjë balanca pse nuk i bën? Për këtë ndoshta duhet të pyesim drejtorin e RTSH Shkodra Jetmir Shpuza.

Po si financohet ky portal pa ndonjë ndikim por në shërbim tashmë të kryetarit të Bashkisë Benet Beci?

Dhuro dhe mbështet ShkodraWeb përmes Paypal është mënyra gjoja e sofistikuar që është menduar. Aty flitet se bëhen kalimet e parave nga politikanë të ndryshëm duke mos lënë asnjë gjurmë. Mirëpo problemi është se krijohet konkurrencë e pandershme ndaj portaleve që paguajnë rregullisht taksat.

Sipas një kërkimi në QKB nuk na rezulton që Blerti Delija të ketë regjistruar ndonjë biznes, e as nuk na rezulton që ka bërë deklaratën vjetore të të ardhurave pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve. Fshehja e të ardhurave, Neni 180 i Kodit Penal është i qartë. Le të hetojë, në vijim, Prokuroria se çfarë bëhet në banka. Faktet janë aty./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej