Pronare të qendrave të masazheve, arrestohen dy vajza në Tiranë, procedohen tre djem që kishin shkuar për “kënaqësi ekstra”

Dy qendra masazhi janë bastisur nga Policia e Tiranës dhe pronaret e tyre janë vënë në pranga, pasi në këto ambiente përveç aktivitetit të regjistruar ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SPA”.

“Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve: – J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”. Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej