Pronari i kullës në mes të Tiranës i jep Shkëlzen Berishës 110 mijë dollarë çdo vit, ja pazaret e fshehta të Sali Berishës me Edi Ramën dhe roli i Ilir Metës, Evi Kokalari nxjerr faktet tronditëse

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka zbuluar pazaret e fshehta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama dhe rolin e kreut të PL Ilir Meta. Këtë fundjavë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se djali i Berishës, Shkëlzen Berisha është partner i kompanisë “Nova Construction” e drejtuar nga Shtufi, e cila është partner kryesor tek kulla që do të ndërtohet në qendër të Tiranës.

“Pengesa tjetër është Sali Berisha dhe gënjeshtra që ai ndërtoi me rithemelimin, viktimë e të cilës kam qenë vetë. Për sa kohë që Shkëlzen Berisha është partner i heshtur tek Nova Construction, dhe Nova është partner kryesor tek kulla e malit të Tiranës, ne nuk do ta fitojmë 2025. Mos bëni asnjë gabim, Rama nuk ka lejuar kullën më të lartë për opozitën, se i dhimbset Shkëlzeni!

Ky i fundit duhet të verifikojë që nuk përfiton financiarisht nga Shtufi. Por si mund ta bëj këtë kur ai vilën e ka me qira nga Shtufi dhe kursen €8000 në muaj. Gazetarët e kanë vlerësuar qiratë e këtyre vilave tek €10,000 në muaj. Kam dëgjuar që ambasadat paguajnë €15,000/ muaj në atë zonë. Shkëlzeni me sa duket paguan €2000 në muaj. €8000 x 12 =€96,000 ose gati $110,000 kursim në vit”, tha ajo. Kokalari theksoi se ose vila është e Shkëlzenit por e ka vënë në emër të Shtufit dhe paguan një qira simbolike, ose ata janë partner.

“Sa për krahasim, një rrogë vjetore prej $110,000 në New York konsiderohet rrogë shumë e mirë. Mesatarja është diku tek $65,000, dhe për emigrantët shumë më pak së aq. Atëherë çfarë interesi ka Shtufi ti jap Shkëlzenit 80% ulje apo $110,000 çdo vit? Kjo nuk bëhet nga miqësia. Ose vila është e Shkëlzenit por e ka vënë në emër të Shtufit dhe paguan një qira simbolike sa për sy dhe faqe dhe në këtë rast është për t’u admiruar besimi i madh që Shkëlzeni ka tek Shtufi, ose këta janë partner dhe rregullohen nëpërmjet bizneseve të tjera”, shkroi ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej