Propozimi francez, LSDM: Pas shumë vitesh, mundësi si maqedonas për të filluar negociatat me BE-në

Propozimi i fundit evropian për fillimin e negociatave me BE-në realisht pasqyron qëndrimet tona të përcaktuara, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Grupi parlamentar i LSDM-së, i përkrahur nga deputetët e shumicës qeverisëse, propozon konkluzione për mbrojtjen e gjuhës, identitetit, veçorive kulturore dhe historike të popullit maqedonas dhe zbatimin e procesit negociues me BE.

Me këto konkluzione, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ekipit negociator të ekspertëve, obligohet që në vazhdimësi t’i përmbahet përcaktimit për pakushtëzim të respektimit të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elementë të panegociueshëm me Bashkimin Evropian.

“Negociatat duhet të zhvillohen në baza të barabarta dhe parimore, duke respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare, me respekt të pa rezervë për dinjitetin dhe veçantinë e popullit maqedonas, si dhe në përputhje të plotë me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Veriut. Maqedonia më 29 korrik 2021″, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej