Protesta/ Agron Kuliçaj, skuadër me 30 roje, për të mbrojtur Sali Berishën

Pas tmerrit e turpit që përjetoi, nga grushti në protestën e 6 dhjetorit, ish-kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të mbrohet, nga frika e ndonjë sulmi tjetër në protestën e 11 shkurtit.

Sipas informacioneve nga Foltorja, “trimi” Sali Berisha i ka lënë detyrë ish- kryepolicit tropojan Agron Kuliçaj, të krijojë skuadër speciale, me detyrë që të pikasë e shmangë sulmet fizike ndaj tij.

Ndryshe nga protesta e kaluar, kur Saliu ishte lënë vetëm me truprojën e përditshëm, që e shoqëron nga shtëpia në zyrë e deri te vila në Lalz, gjatë protestës së 11 shkurtit, do jetë me mbrojtje hermetike nga “të fortët” që ka përzgjedhur Agron Kuliçaj.

Për t’i garantuar qetësinë psikologjike, nga makthi i ndonjë sulmi tjetër, dhe për t’i garantuar paprekshmërinë kur të jetë mes militantëve, Sali Berisha do mbrohet nga 30 roje në dy rrathë sigurie, me qëllim që të mos depërtojë e t’i afrohet askush.

Në perimetrin e sigurisë fizike, do jenë vetëm Liri Berisha, Flamur Noka, Ilir Metaj, Monika dhe ata deputetë që do caktojë Saliu në shtabin drejtues të marshimit drejt kryeministrisë.

Skuadrën speciale, që do mbrojë Saliun nga rrahja në protestë, po e instrukton Agron Kuliçaj, i cili do t’u caktojë vendet e qëndrimit, ndërsa pagesa e tyre do bëhet nga familja “non grata”.

Në 6 dhjetor, kur Gert Shehu depërtoi lirshëm dhe e qëlloi me grusht, Sali Berisha ia kishte besuar sigurinë e tij Flamur Nokës, por ky e neglizhoi me mendimin se Saliun e do populli.

Ndërsa këtë herë, sigurinë ia ka besuar ish-kryepolicit Agron Kuliçaj, i njohur për miqësinë dhe lidhjet në krime, trafiqe e kontrabandë nëpërmjet Kosovës e Malit të Zi, Maqedonisë me tropojanin Agron Nezaj të grupit “McGonigal- Rama- Duçka”.

Është i skeduar për trafik armësh e qëniesh njerëzore me Agron Nezën, për pastrim dhe kontrabandë nafte me Rezart Taçin e gjobëvënës ndaj bizneseve të kromit, ndërtimit, ilaçeve e inerteve gjatë 8 viteve pushtet të PD.

Ka prova në prokurori, se Agron Kuliçaj është përdorur nga Sali Berisha, për vrasjen e Kosta Trebickës që denoncoi Shkëlzenin për Gërdecin; si dhe u financua nga Ilir Metaj, për rrëmbim-zhdukjen e bosit të kromit Eduard Belegu, kur PD-LSI ishin në pushtet./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej