Prej 2 javesh ne gjykata nuk po zhvillohen seancat gjyqesore, te gjitha keto kosto shtese per shtetin dhe per vete qytetaret. Kjo pasi proceset pike se pari zvarriten edhe me tej duke mos u zhvilluar seancat, e ne krahun tjeter shkuarje ardhjet e te akuzuarve jane kosto per buxhetin, pa llogaritur shpenzimet e familjareve qe presin drejtesine e te afermve.
Barra me e rende mbetet ne volumin e dosjeve qe krijon gjykata, e cila per shkak te vettingut po punon me gjyqtare mangut. Por ne nje analize te pergjithshme, mes protestes dhe kostove, natyrshem qe peshorja qendron tek e drejta e protestes. Kjo sepse keshilli i larte gjyqesor me nje pseudoreforme po ju fut duart ne xhepa qytetareve, po ju ndal aksesin per drejtesi. Kostot bien mbi to sido qe te krijohen situatat pasi avokatet do te shtojne tarifat, por ne te njejten kohe largesia e krijuar ben qe shume familje te heqin dore nga kerkesa per drejtesi.
Pamundesia ekonomike do ti detyroj ato te pajtohen me “drejtesine e munguar” qe me vetedije KLGJ dhe shteti po kerkon tu injektoje me te tilla pseudoreforma. Pas vettingut tashme kolapsi i ri qe mund te krijohet ne drejtesi do te jete edhe me i madh e me pasoja shume here me te larta e te shume fishta. Prandaj qeveria sa eshte ne kohe duhet te frenoje kete marrezi e cila do te jete neser nje godtije e rende per sistemin ne teresi dhe qytetaret ne vecanti.
Analiza e KLGJ per kete reforme jo vetem qe nuk qendron por eshte deshmia se berja e gjerave me nxitim nuk prodhon nje te mire por e rrit problemin. Te dhenat tregojne sot se Shqiperia ka nje sistem drejtesie te plagosur nga vettingu, e ne hallka te caktuara ne piken e vdekjes. Volumi i dosjeve qe gjenden te pashqyrtuara kerkon qe sikur te nis marrja sot ne duar e tyre duhen se paku 5 vite per te dhene drejtesi te plote. Pasojat i vuajne te akuzuarit por edhe qytetaret qe presin fjalen e fundit te nje drejtesie qe ka ikur ne drejtim te paditur./ShkodraNews