Protestë në Shkodër, banorët kundër vendosjes së barrierave në rrugë

Banorët e në bypass-in e Shkodrës kanë dalë në protestë pasi sipas tyre firma ka vendosur barriera në disa pjesë të rrugës duke bërë të mundur bllokimin e qarkullimit. Qytetarët thonë se barrierat i bllokojnë hyrjet për në shtëpi dhe tani ata detyrohen të kalojnë mbi hekura. Gjithashtu ata thonë se në rast urgjence ambulanca apo zjarrfikësja nuk ka ku të kalojë.

Bypass-i i Shkodrës është inauguruar vetëm pak muaj më parë nga ministrja Balluku, por rezulton ende në punim e sipër dhe në disa zona është dëmtuar nga banorët që nuk ju janë lënë hyrje-dalje në rrugët dytësore.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej