Protestë nga avokatët e Shkodrës: Mos i largoni gjykatat

Avokatët në Shkodër të mbështetur dhe nga qytetarët protestuan para prefekturës së qytetit. Me thirrjen “Mos i largoni gjykatat”, avokatët e Shkodrës thonë se nuk janë pyetur për hartën e re gjyqësore por vetëm kanë bërë takime fasadë me ta.

Të gjithë njëzëri kanë kërkuar që Gjykata e Apelit dhe Gjykata Administrative të mos largohen nga Shkodra.E pranishme në këtë protestë është edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të PS Shkodër, Jona Leqejza e cila si qytetare, iu bashkua kësaj proteste, por duke argumentuar se kjo hartë e re është një kosto për banoret e Shkodrës.Avokatët kanë ftuar shkodranët që të vijojnë protestat, pasi kjo hartë e re do të rendoje kostot për të marrë drejtësi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej