Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë dhe para pak minutash ka nisur tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarë nga i gjithë vendi i janë përgjigjur thirrjes së opozitëa për protestën kundër qeverisë. Me vete, përveç pankartave, protestuesit kanë marrë edhe një gomone, që simbolizon ikjen e shqiptarëve çdo ditë drejt Britanisë së Madhe.
Gjithsej do të jenë rreth 20 folës, shumica nga shoqëria civile që do të marrin fjalën e tyre në podium.
Mësohet se për protestën janë të angazhuar rreth 1000 efektivë të policisë. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat FNSH, të cilat do të ndërhyjnë nëse do të jetë e nevojshme.