Provimet e Maturës/ Profesor Musai: Të gjithë janë mëkatarë, kopjimi ka shkatërruar vlerat

Profesor Bardhyl Musai ka folur për provimet e Maturës Shtetërore 2022 dhe problemet e hasura në këtë maturë.

Musai u shpreh se përgjegjësia për këtë gjendje jo të mirë të maturës është e të gjithëve, duke shtuar se administrimi vijon të mbetet një problem.

Sipas tij një tjetër problematikë është edhe kopjimi masiv që ka shkatërruar vlerat. Më tej theksoi se arsimi duhet të ketë prioritet edhe teknologjinë.

“Të gjithë ministrat e arsimit që nga 2006 janë mëkatarë për problemet e Maturës Shtetërore dhe përgjegjës që ka përfunduar në këtë mënyrë. Matura Shtetërore kërkon një analizë të thellë. Ka ndodhur që kur dy vetë korrigjojnë testet, ata vetëm i shkëmbejnë testet vetëm duke i firmosur. Shteti asnjëherë nuk e ka pranuar procedurën e ankimimit. Nuk  e di përse, por ka gabime masive në korrigjimin e testeve. Unë kam ngritur çështje e rivlerësimit të testeve. Në vendet e zhvilluara ekziston neni në rregullore që bëhet rivlerësim i testeve. Sikur edhe një gabim të jetë bërë maturantit duhet t’i jepet e drejta e tij. Kjo është një nga gabimet e pafalshme, pra është prova e parë e zhgënjimi të maturantëve.

Është bërë e përvitshme, në zona të caktuara ka kopjime masive. problemi i maturës Shtetërore është edhe kopjimi masiv. Ka pasur tolerime enkas. Dëmi më i madh që po i bëhet brezit është se kopjimi masiv ka shkatërruar vlerat. Arsimi i takon të gjithë popullit dhe partitë politike duhet të dëshmojnë vullnet për këto kapacitete që ka ky vend. Nëse ekziston vullneti politik atëherë puna do të përqendrohet tek teknicienët. Po ashtu rregullat e lojës nuk mund të ndryshohet kur ka filluar shkolla. Figura e mësuesit këtu është i denigruar , i nëpërkëmbur, pra nëse trajtohet në këtë mënyrë atëherë çfarë cilësie mund të presim në arsim”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej