Pse del e qahet Arben Kraja se po e shantazhojnë portalet?!

Nga Klodian Tomorri
Ne vitin 2011, Il Giornale, gazeta e Berlusconit nisi nje seri shkrimesh kunder gjyqtareve dhe prokuroreve italiane. Ishte koha kur Berlusconi po hetohej per ceshtjen Ruby. Kulmi arriti kur gazeta sulmoi drejteperdrejte prokuroren e ceshtjes me aperturen; Morali i dyfishte i Bocassinit.
Ilda Bocassini ka qene nje nga prokuroret me te afta dhe me te pathyeshme te Italise. Ke vinte ne shenjester ajo nuk e kishte te gjate. Berlusconi i leshoi gazeten qe ta zmbrapste, por nuk i dolen llogarite mire.
Dy dite pasi doli shkrimi, prokuroria nxorri urdher kontrolli per redaksine e gazetes. Pas kesaj kontrolluan per gjithe naten banesen e gazetares qe beri shkrimin dhe shtepine e drejtorit te gazetes. Ketij te fundjt i vune dhe prangat, e rrasen 1 vit e gjysme ne burg per shantazh ndaj organeve te drejtesise.
Para tre ditesh, doli drejtuesi i SPAK-ut dhe tha se ka disa portale dhe media qe shantazhojne gjyqtaret dhe prokuroret. Ky i yni eshte nje nga prokuroret me te fuqishem ne bote, i pajisur me te gjitha burimet financiare dhe ligjore si pak kush nder homologet e tij. Por i ankohet popullit se po e shantazhojne portalet. Ketu eshte cmenduri.
Tani pyetja eshte pse Bocassini u rrasi prangat gazetareve te Berlusconit kur e shantazhuan dhe zoti Kraja nuk ua ve dot, por qahet? Dhe pergjigja eshte shume e qarte. Kokekuqja ishte e paperlyer dhe nuk e shantazhonin dot. Ndaj edhe pse ishte grua i kishte ato shume te medha. Keta tanet jane burra keshtu, por s’kane hic nga ato.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej