Pse e bëre këtë? Breçani zbulon ç’i tha dhunuesi i Berishës në selinë e PD

Ish-zyrtari i policisë, Erzen Breçani është personi që nxori Gert Shehun nga turma e protestuesve të PD, të cilët po e dhunonin pas sulmit ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

Në emisionin Now në Euronews Albania, ai tregoi se pasi kishte mundur ta shkëpuste nga turma e kishte shoqëruar në ambientet e selisë së PD, ku i riu kishte qëndruar rreth 10 minuta deri në ardhjen e policisë.

“Policinë e ka njoftuar badigardi i Metës. Kur e kemi futur brenda në seli, sa e kemi ulur në një dhomë  e pyeta për dokumentin e identifikimit, më tha nuk kam. I kam dhënë një shishe me ujë. E pyeta pse e bëra këtë? Më tha duhej bërë ky veprim dhe e bëra, kam ardhur nga xhamia. më dha adresë të saktë të shtëpisë. Shpejt, pas 10 minutash kanë ardhur policia dhe ua kemi dorëzuar”, tregoi Breçani.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej