Pse Ilir Metaj lakmon këshillat dhe nuk nxjerr kandidatë për kryetarë bashkie?!

Sipas renditjes së rezultateve zgjedhore, LSI është partia e tretë, por gjithsesi është parti “mbushëse” e PS-PD, fuqi të cilën e ka kuptuar pas daljes spiun të kryetarit Ilir Metaj. Si duket prandaj po sillet si parti pa fuqi elektorale, madje më e vogël se PDIU që do garojë e vetme.

Ndryshe nga zgjedhjet 2017 dhe 2021, kur LSI i mbushi sheshet me mitingashë të paguar dhe fluturoi me psiko-delirizimin, se do dilte forcë e parë politike, për këto zgjedhje lokale nuk po guxon të garojë as e vetme.

Megjithëse Sali Berishën e quajnë “mik” e tashmë aleat për herë të tretë, çifti Metaj-Kryemadhi po vepron me djallëzi ndaj tij e PD-së, për t’i zhvatur vota pushteti në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Konkretisht, është rasti i parë qysh prej vitit 2007, që Ilir Metaj deklaron, se në këto zgjedhje lokale nuk do vendosë kandidatë për kryetarë në asnjë prej bashkive, madje as në bastionet e tij Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore e Skrapar.

Edhe në zgjedhjet 2011, kur ishte në koalicion me PD e në zgjedhjet 2015 kur ishte me “Rilindjen”, LSI garoi me kandidatët e saj për kryetarë në çdo bashki, ku si Sali Berisha dhe Edi Rama i dhuruan nga 6-7 bashki të mesme e të vogla, por asnjë shumicë në këshillat bashkiakë.

Ndërsa tani, degradimi politik si parti e si moral, për shkak të damkës si çift simbol korrupsioni e vjedhjesh, së fundi dhe dalja e kryetarit spiun Sigurimi, i ka bindur Ilir Metajn e Monika Kryemadhin se, nuk mund të fitojnë as Kryetarin e Bashkisë Skrapar që ka 3800 votues.

Po kështu Ilir Metaj, është i bindur se Sali Berisha me damkën “non grata”, vetëm me foltoren dhe i ndarë e në rivalitet me PD-në, do ta ketë vështirë të marrë kolltuqet e 40 bashkive të mesme e të mëdha, ashtu si dhe Sali Berisha është i bindur, se me Ilir Metajn hajdut e spiun, do ketë firo të madhe votash “blu”.

Dihet, që Sali Berisha nuk po futet në zgjedhjet lokale për të shtyrë pleqërinë apo të shtuar pasuritë, por me qëllimin dhe ëndrrën që të fitojë Tiranë dhe disa nga bashkitë e mëdha, si provë për t’i treguar SHBA-BE, se është lider me mbështetje popullore.

Ndërsa Ilir Metaj, po  synon të marrë votat e militantëve të “Foltores” e të PD nën emrin e Sali Berishës, me një qëllim: Në mos qoftë fitues e komandues në këshillat bashkiakë, do jetë kërcënues për pazare ndaj kryebashkiakëve të PS e PD.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej