Pse Metën e ndjekin historitë e spiunazhit? Nga deklarata “jam poliagjent i vjetër”, te operativi “Çelësi” dhe dosja e Sigurimit

Më 23 prill, Meta doli me urgjencë në konferencë shtypi dhe si duket “gjuha shkoi ku dhembte dhëmbi”. Meta në atë konferencë deklaroi se ishte “poliagjent i vjetër”…

Dalja nga Presidenca dhe rikthimi në politika duket se nuk ishte aq e thjeshtë për Ilir Metën. Teksa të gjithë prisnin që të përfundonte si i pandehur i SPAK, ish-presidentit i “plasi” një tjetër bombë: Akuzohet si ish-spiun i Sigurimit.

Vetë Ilir Meta e mohon një gjë të tillë, duke nxjerrë çdo ditë histori të ndryshme. Por nëse kthehemi pas në kohë, kemi disa deklarata dhe zhvillime që e lidhin Ilir Metën me spiunllëqet, të cilat dikur kaluan pa shumë bujë, por që nëse i shohim tani, marrin mjaft rëndësi.

Para zgjedhjeve të 25 prillit, Meta arriti cakun në Presidencë, duke e kthyer në zyrë të LSI, gjë që solli dhe konfliktin me SHBA. 3 ditë para zgjedhjeve, kryeministri Rama e akuzoi Metën se takohet skutave me subjekte të OFL, ndërsa në media doli dhe një foto e Metës, i cili ishte veshur me xhup me kapele. Meta doli me urgjencë në konferencë shtypi dhe si duket “gjuha shkoi ku dhembte dhëmbi”. Meta në atë konferencë deklaroi se ishte “poliagjent i vjetër”.  “I ka vënë spiunë Presidentit, por harron se Presidenti është poliagjent i vjetër. Ai thotë se takoj OFL”, thoshte Meta.

Një tjetër ngjarje që ka të bëjë po me spiunazh është ajo që trazoi vendin pak javë më parë, pasi SHISH zbuloi se një zyrtar i lartë shtetëror shiste informacione te të huajt në këmbim të parave dhe një burse shkollimi për djalin. Gazetari i kronikës Elton Qyno zbuloi se bëhej fjalë për një zyrtar në Presidencën e drejtuar nga Meta.

“Agjenti “Çelësi”, dyshohet se është një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak. Vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca”, shprehej gazetari.

Rasti i tretë ka të bëjë me “bombën” që erdhi nga Autoriteti i Dosjeve. Ky i fundit shprehet se ka zbuluar që Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit kur ka qenë student. Ai dyshohet se ka spiunuar shokun e tij që donte të arratisje jashtë vendit. Meta e ka mohuar, por të gjithë bëjnë pyetjen: Përse Meta nuk shkon te Autoriteti i Dosjeve dhe të marrë dokumentet? Dhe po ashtu si ka mundësi që të gjitha çështjet e spiunazhit lidhen me Metën? Populli nuk thotë kot: “Ku ka zë nuk është pa gjë”./Marrë nga Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej