Elon Musk ka treguar së fundmi se parfumi i tij “Burnt Hair” është shitur duke mbledhur 3 milionë dollarë.
Aroma prej 100 dollarësh u shit përmes dyqanit online të The Boring Company, duke shitur 30,000 shishe në pak se një javë.
“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme”, shkroi miliarderi javën e kaluar. “Pse nuk e nisa më herët?!”Musk e përshkroi produktin si “aroma më e mirë në Tokë” dhe një “artikull koleksionist unik, me botim të kufizuar”. Listimet e parfumit “Burnt Hair” tashmë janë shfaqur në faqet e shitjes me pakicë të dorës së dytë, me çmime që variojnë nga 200 deri në 3,000 dollarë në eBay.
Nuk është e qartë se për çfarë do të përdoren fondet e mbledhura nga shitjet e parfumeve. Megjithatë thuhet se do të ndihmojë në financimin e kompanisë së tij, The Boring Company. Kompania u themelua pasi Musk u zhgënjye me trafikun në Los Anxhelos, “Për të zgjidhur problemin e trafikut që shkatërron shpirtrat, rrugët duhet të bëhen 3D, që do të thotë se duhen ose makina fluturuese ose tunele”, thuhet në faqen e internetit të firmës. Ndryshe nga makinat fluturuese, tunelet janë të papërshkueshëm nga moti dhe nuk do të bien mbi kokën tuaj.”