Pse po punësohen të miturit në Shkodër?

Nje skandal i vertete po ndodh ne dhjetra biznese ne qarkun e Shkodres. Perpara syve te institucioneve dhe ne mes te dites, jane punesuar femije te moshes 15-17 vjeçare, qe shfrytezohen edhe mbi 8 ore te punes zyrtare.

Nje pjese e madhe e tyre punojne ne shperndarje te picave dhe ushqimeve katering, duke levizur lirisht perpara syve te policise dhe institucioneve te mbikqyrjes qe duhet te ndalin shfrytezimin e femijeve te mitur. Pjesa tjeter punojne si kamarier, apo ne dhenien e ndihmes ne guzhine e sektore te tjere, madje deri ne industrine e rende sic eshte ndertimi. Inspektoriati i punes, policia e shtetit dhe institucionet e tjera bejne syrin qorr dhe veshin e shurdhet perballe kesaj situate skandaloze e cila mund te shkaktoje edhe tragjedi.

Nje aksident ne pune i tyre mund te rezultoje fatal, vecanerisht per ata qe punojne ne sektorin e ndertimit apo duke shperndare katering e pica, ku drejtojne mjete pa patente. Absurdi qendron ne faktin se pervecse heshtin, institucionet ne fjale kur flitet per aksidente ne pune shpejtojne ti heqin pergjegjesine vetes, duke drejtuar gishtin diku tjeter.

Vertete nevojat per pune mund te jene te medha nga varferia ne shume familje, por kjo eshte absurde te lejohet ne nje shtet normal qe per te miturit duhet te siguroje shkollim e siguri, e jo abuzim ne pune e shfrytezim skllaverues.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej