Publikohen të tjera të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë

Faqja Homeland Justice, që më herët ka publikuar materiale të ndryshme që pretendon se i ka marrë pas sulmit kibernetik ndaj platformës qeveritare e-albania dhe faqeve të institucioneve, ka publikuar dje një listë të gjatë me numra telefoni dhe numrin e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë.

Ato janë publikuar në faqen e saj në kanalin Telegram ku mund të shkarkohen lehtësisht nga gjithkush.

Më herët faqja në fjalë, që është e bllokuar nga autoritet shqiptare, ka nxjerrë foto dhe emaile ndërsa ka deklaruar se do vijojë me publikimin e materialeve të tjera.

Sulmi ndaj faqeve qeveritare ndodhi pak javë më parë duke nxjerrë “black out” të gjitha faqet qeveritare dhe platformen e-albania.

Kryeministri Rama bëri përgjegjës për sulmin kibernetik “shtete të huaja” pa i përmendur me emër, ndërsa tha se të dhënat personale të qytetarëve ishin të sigurta.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej