Qarkullonte me automjet dhe me armë zjarri me vete, tentoi të largohej me vrap për të shmangur kontrollin, vihet në pranga 18-vjeçari.
Një 18-vjeçar në Lezhë është arrestuar ditën e sotme në Lezhë pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri në automjet.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. L ndërkohë janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë për moskallëzim krimi. Konkretisht janë proceduar penalisht shtetasit J. K., 25 vjeç dhe L. K., 17 vjeç.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.